Legjenda Sacchi komenton në Tiranë shortin e Europianit, këshillon Shqipërinë: Të luajë pa frikë, ndaj Italisë të fitojë më i miri

9 Dhjetor 2023, 16:04| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 17:23

  • Share

Trajneri i cili revulucionoi futbollin në Itali dhe jo vetëm, duke drejtuar si kombëtaren 'axurre' ashtu edhe Milanin historik, Arrigo Sacchi, ishte sot në Tiranë ku edhe u ndal të fliste për Europianin. I pyetur për shortin ku Italia bën pjesë bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, ai u përgjigj:

“Nuk kishte ku të shkonte më keq për Italinë (qesh). Por, e merituar, sepse ishim në vazon e fundit. Nëse mendojnë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, do ta paguajnë. Për fat të keq jemi mbrapa, sepse na iku një trajner dhe erdhi një tjetër, që gjithsesi është i zoti,"-u shpreh ai.

Sacchi nuk e kurseu një këshillë për Shqipërinë që merr pjesë për herë të dytë në Europian.

“Të luajë pa frikë. Të provojë të luajë futboll si skuadër, jo me individë. Sekreti i futbollit është ky: një për një bën gjithmonë një. Por, një për 11 bën 11. Kjo bën ndryshimin. Milani im luante si ekip, në mbrojtje dhe në sulm. Luanim kompaktë,”-tha ai.

Sacchi nuk preferoi të bënte një parashikim të saktë për ndeshjen Shqipëri-Itali, e para në Europian për kuqezinjtë që luhet më 15 qershor.

“Të fitojë ai që e meriton. Për mua, një fitore pa meritë nuk është fitore. Është e drejtë që të fitojë skuadra që do të luajë më mirë,”-deklaroi ai.

Për Sacchi-n nuk janë vetëm Franca dhe Anglia pretendentët kryesorë për të fituar Europianin.

“Europiani luhet në Gjermani dhe duhet bërë kujdes. Gjermanët janë gjermanë...,”-tha ai.

Arrigo Sacchi ishte në Tiranë për të njoftuar çeljen e ekspozitës së Paolo Rossi-t, një ish-futbollist dhe tani legjëndë e Italisë që në të kaluarën ka udhëhequr ‘axurrët’ drejt fitimit të Botërorit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?