Sport

Legjendë e volejbollit dhe ‘Nder i Kombit’, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Vangjel Koja

30 Shtator 2024, 12:29| Përditesimi: 30 Shtator 2024, 15:36

  • Share

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare në orët e para të kësaj të hëne Vangjel Koja, ish-volejbollisti dhe trajneri i madh i cili shkroi historinë me Dinamon. Xhela, siç të afërmit e njihnin, mbylli sytë në shtëpinë e tij, ndërsa në orën 10:00 u mbajtën homazhet në kishën e Shën Sotirit në Korçë.

“Ngushëllime për të gjithë sportin e volejbollit, si për meshkuj ashtu për femra sepse ka ikur një ikonë e sportit shqiptar. Ishte një trajner shumë për t’u vlerësuar. Një figurë e ndritur e volejbollit,”-u shpreh Mimoza Shahu, trajnere volejbolli.

“Ka qenë njeri punëtor, i përkushtuar. Një mësues i mirë, familjar i mirë dhe edukator i mirë. Të gjitha rezultatet vinin nga kjo punë, nga kjo këmbëngulje. Ia kushtoi gjithë jetën volejbollit deri në momentin e fundit kur ndërroi jetë. Ai është historia e volejbollit shqiptar bashkë me shokët e tij që arritën ato rezultate,”-tha Arjan Kostani, trajner basketbolli.

Vangjel Koja do të mbahet mend si trajner i ekipit të Dinamos, që u bë skuadra kampione absolute në vitet ’70-’90 dhe arriti të renditej ndër katër më të mirat në Europë. Ai nuk ishte vetëm trajner i suksesshëm i klubit Dinamo, por edhe i ekipit kombëtar të Shqipërisë. U shqua si një mjeshtër i volejbollit, duke dhënë kontribut të çmuar jo vetëm në disa klube të Shqipërisë, por edhe jashtë vendit.

Në karrierën e tij Koja shkëlqeu më herët edhe si atlet, basketbollist dhe volejbollist, ndërsa është nderuar edhe me disa çmime ku spikat ‘Nderi i Kombit’ i dhënë nga Presidenti i Republikës, ‘Mjeshtër i sportit’ dhe ‘Mjeshtër i Nderuar i Sportit.’

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/09/2024 19:46

    Ngushēllime pēr profesor Kojen.

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 30/09/2024 14:41

    I Madhi Koja ! Ngushellime familjes ! Kujtojme Dinamon e viteve 60-70'te,te paharruarin dhe legjendarin Asllan Rusi dhe shoket e tij te ekipit,Zhani Bonati,Ylli Shehu,Anastas Panteqi,Kreshnik Tartari,Enis Terihati,etj,qe e ngriten volejbollin tone ne nivele te larta Europiane ! Na kane dhene kenaqesi te jashtezakonshme duke na bere edhe krenare ! Qofshin te paharruar ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
    • Piro: 30/09/2024 17:02

      U preft në paqe. Njeri plot mirësi,i mrekullueshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?