Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër pas vendimit të CAS

9 Shtator, 15:40| Përditesimi: 9 Shtator, 15:50

  • Share

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli, u përplas sot ashpër në Komisionin Parlamentar të Edukimit me kryetaren Ina Zhupa, e cila risolli në vëmendje vendimin e CAS për asamblenë e janarit e 2021 ku u shkarkua Viron Bezhani dhe u ndryshua statuti. Gjykata arbitrale e Lozanës, me e larta e sportit, më 17 qershor 2024 e cilësoi të paligjshme asamblenë në fjalë.

“Ylli a mund të na thoni me këtë vendim të CAS a keni dijeni, kush është qëndrimi juaj dhe përse është zhvilluar një asamble tjetër pas kësaj?"-u shpreh Ina Zhupa, kryetare e komisionit.

“Kjo është një asamble e KOKSH-it në janar 2021 dhe unë kam qenë deputet. S’kam qenë në këtë asamble dhe as s’e kam organizuar unë. Unë jam zgjedhur në prill, mbas 4 muajsh,”-tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Vendimi i CAS duhet të konkludohet nga gjykata e apelit në Tiranë me qëllim që ti jepet një zgjidhje përfundimtare çështjes. Në pritje të vendimit, njëherazi deputetja e PD-së Ina Zhupa, vijoi të këmbëngulte se Fidel Ylli është i paligjshëm në krye të KOKSH.

“Ju në konceptim tuaj dhe si ish-deputet dhe president mendoni se duke e rrëzuar CAS atë asamble që s’keni qenë ju, por ka ndryshuar më pas rregullat që do zgjidheshit ju, iu ka prekur ligjshmërinë ju? Nëse s’dp zhvillohej ajo asamble a do zgjidheshit më pas ju?,"-tha Ina Zhupa, përplasje në komision.

“Ajo asamble nuk e cënon fare zgjedhjen time, absolutisht zero. Është një ish-president që i kishte mbaruar mandati dhe nuk donte të mblidhte asamblenë,"-u përgjigj Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Me tej komisioni u ndërpre nga kërkesa e zëvendës kryetares Evis Kushi, e cila tha se Zhupa po e kthente çështjen në politike.

“Tani unë, në emër të maxhorancës kërkoj ta nderpresim këtë asamble urgjentisht,”-deklaroi Evis Kushi, zv/kryetare e Komisionit.

Kreu i KOKSH Fidel Ylli u thirr në Komisionin Parlamentar të Edukimit për të raportuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri. Ky i fundit kërkoi dyfishim të buxhetit për sportin, me qëllim përmirësimin e rezultateve, ndërsa këmbënguli edhe për rishikimin e Ligjit të Sportit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?