Enea Mihaj dhe Ylber Ramadani

Sport

Legjionarët/ Klubi arab kontakton Ylber Ramadanin, dy skuadra të Serie A pas Enea Mihaj

25 Qershor, 14:46| Përditesimi: 25 Qershor, 14:48

  • Share

Futbollistët e Kombëtares janë në dilemë për të ndërruar ose jo skuadër apo shtet, si edhe për të zgjedhur ekipe të reja për karrierat e tyre.

Nga Italia, 'Sky News' bën me dije se Enea Mihaj është në mëdyshje mes Veronës dhe Cremoneses, skuadra të Serie A që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit. Nga ana tjetër, Ylber Ramadani ka një kërkesë konkrete nga Al Ain, skuadra nga Abu Dhabi.

Situata e Enea Mihaj

Verona dhe Cremonese kanë treguar interes për Enea Mihaj, mbrojtësin e qendrës të lindur në vitin 1998, i cili aktualisht luan për Famalicao, një klub që militon në Primeira Liga, divizionin e parë të kampionatit portugez. Kontrata e mbrojtësit të Kombëtares skadon shumë shpej dhe ai do jetë i lirë për të zgjedhur.

Sezonin e kaluar ai luajti 29 ndeshje zyrtare me Famalicaon, shpesh duke mbajtur shiritin e kapitenit, një dëshmi e rolit të tij qëndror në dhomat e zhveshjes dhe respektit që ka fituar në klub.

Ylber Ramadanin e duan në Abu Dhabi

Ylber Ramadani është kontaktuar nga klubi i Al Ain, i cili i ofron një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej më shumë se 1 milion euro për sezon. Al Ain i ka prezantuar ofertën direkt menaxherit të shqiptarit, një veprim jo shumë i respektuar. Leçe pritet të kërkojë 7-10 milionë euro për ta lënë të lirë. Dëshira e lojtarit në këtë pikë është e qartë pasi një ofertë e tillë nuk vjen shpesh, por pengesë mund të bëhet Leçe.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?