Legjionaret/ Rroca mrekullon Turqinë, Balaj gjen golin e 3 në 4 ndeshjet e fundit! Bare mposht Balliun

21 Dhjetor 2020, 14:12| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 14:55

  • Share

Ish-futbollisti i Kukësit Eduart Rroca po tregon një formë të jashtëzakonshme në ligën e dytë turke me Istanbulspor. 27-vjeçari në ndeshjen e fundit kundër Bursaspor realizoi ‘dopietë’ dhe dha asist, por fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të fitonte, pasi kundërshtarët barazuan në mënyrë dramtike 3-3.

Në minutën e 5 Rroca zhbllokoi sfidën me kokë, ndërsa pa kaluar shumë dyfishoi me një perlë jashtë zone. 27-vjeçari ishte gjithashtu protagonistë në minutën e 70 të takimit kur dha asisit për shokun e tij të skuadrës, që i dërgoi shifrat në 3-0.

Edhe pse mori një pikë Istanbulspo ka shpresa që sezonin e ardhshëm të ngjitet në Superligën turke. Aktualisht ata renditet në vendin e tetë, por nëse fitojnë dy ndeshjet e prapambetura mund të arrijnë kreun.

Ndërkohë këtë fundjavë ka shkëlqyer edhe Bekim Balaj. Sulmuesi 29-vjeçar ishte autor i golit të tretë për Sturm Graz në fitoren 3-0 kundër St. Polen. Balaj u fut në fushë si zëvëndesues në minutën e 73, ndërsa pas pak çastesh arriti të shënonte. Balaj, i cili kërkohet me ngul nga Vllaznia, mund të kishte përmbushur ‘dopietën’ në këtë sfidë por shtylla e ndali pak minuta para fundit. Gjithsesi deri më tani bomber shqiptar ka realizuar 7 gola në kampionat, 3 prej të cilëve në 4 ndeshjet e fundit.

Sakaq për t’u vlerësuar këtë fundjavë kanë qenë edhe dy futbollistë të tjerë të kombëtares, të cilët u përballën së bashku. Në Ligën e dytë spanjolle Espanyoli i Keidi Bares mposhti 2-1 Almerian e Ivan Balliut. Me këtë fitore Espanyol renditet në vendin e parë me 42 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?