Legjionarët/ Selmani, Sadiku dhe Abrashi ndryshojnë skuadër! Fulham nxiton për Gjimshitin, gati oferta e parezistueshme

30 Janar 2021, 10:29| Përditesimi: 30 Janar 2021, 13:33

  • Share

Merkato e janarit po rezulton shumë e nxehtë për futbollistët e Kombëtares. I fundit që ka lëvizur është portieri Gentian Selmani, i cili ka ndryshuar skuadër por jo kampionat. 22-vjeçari është larguar nga Memespor për t’u bërë pjesë e Boluspor, po në ligën e parë turke.

Me skuadrën e re Selmani ka firmosur për 2 vite e gjysmë, ndërkohë që do të përfitojë në total rreth 300 mijë euro. Për ish-portierin e Laçit është folur shpesh edhe për oferta nga Superliga turke, por duket se kjo ka qenë alternative më e mirë e momentit.

Sakaq pas prezantimit në Bolivi Armando Sadiku ka dhënë edhe intervistën e parë. Sulmuesi i kombëtares, që majën e karrirës pati golin në Europian, është shprehur se projekti e ka bindur t’i bashkohet Bolivarit.

29-vjeçari thotë se e kanë pritur shumë mirë në skuadër, ndërsa objektivi i momentit është kualfikimi në Kupën Libertadores.

Ndërkohë në orët e fundit të merkatos mund të ketë edhe një lëvizje surprizë të Berat Gjimshitit. Mbrojtësi i Atalantës, që është edhe pjesë e Kombëtares, mund të kalojë në Premier League. Sipas ‘tuttomercatoëeb’ Fulham është gati të japë 19 mln euro Atalanta-s për shqiptarin, ndërsa vetë Berati do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon.

Një ofertë e parezistueshme duke parë pagën aktuale të Gjimshitit, që është 800 mijë euro, ndërsa edhe Atalanta mund të fitojë jo pak, pasi në 2016 e mori Gjimshitit nga Zvicra për 1 mln euro.

Pak ditë më parë edhe Amir Abrashi ndryshoi terren, duke u huzuar nga Freiburg te Bazel.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?