Qazim Laçi dhe Jasir Asani

Sport

Legjionarët/ Jasir Asani dhe Qazim Laçi gjejnë rrugën e rrjetës, Berat Gjimshiti jep asist

24 Shkurt, 18:30| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:34

  • Share

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër javë pozitive, duke regjistruar paraqitje të mira me klubet e tyre.

Jasir Asani është rikthyer te goli me skuadrën e Gwangju në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 ndaj Jeonbuk. Asani, i aktivizuar si titullar, realizoi golin e parë të takimit në minutën e 14-të.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Qazim Laçi. Mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në fitoren e Sparta Pragës 2-1 ndaj Ceske Budejovice në Çeki.

Laçi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 64-t dhe në fund të ndeshjes u përzgjodh si lojtari më i mirë me notën 9.2 nga sajti i specializuar për statistika 'Sofascore'.

Atalanta e Berat Gjimshitit arriti një fitore të madhe në transfertë ndaj Empolit, me rezultatin e thellë 0-5. Kapiteni i Kombëtares kuqezi u aktivizua si titullar dhe ishte protagonist te goli i dytë, i shënuar në minutën e 33-të. Gjimshiti asistoi saktë për Reteguin, i cili gjeti rrugën e rrjetës.

Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Keidi Bare, Anis Mehmeti, Taulant Seferi, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Nedim Bajrami dhe Medon Berisha.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?