Politikë

Legjislatura XI/ Berisha rikthen 9 figura politike! Të 'dëbuar' nga Basha, të 'djegur' në garat për kryebashkiakë dhe 'produkt' i aleancës me Metën

22 Gusht, 15:51| Përditesimi: 22 Gusht, 17:05

  • Share

Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator në parlament, pas një shkëputjeje 8 vjeçare.  Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së. Me rikthimin e Berishës në krye të partisë, edhe ajo rikthehet si ligjvënëse.

Bashkë me të, lideri demokrat ka sjellë përsëri në Kuvend 8 figura, të mënjanuar gjatë epokës së Bashës, mes të cilëve Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli.

Mes demokratëve që rikthehen në Parlament janë edhe 3 ish deputetë që i dorëzuan mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie: Luçiano Boçi dhe Belind Kellici që i humbën betejat e tyre, dhe Bardh Spahia, që fitoi një gjysmë mandati, por e humbi betejën e fundit me Benet Becin.

Një tjetër deputet që rikthehet në radhët e opozitës, është Edmond Haxhinasto. Si ministër e deputet i LSI-së, dikur në koalicion me Edi Ramën, sot ai vjen në Kuvend si deputet i Elbasanit, pjesë e marrëveshjes Meta-Berisha, që e kandidoi Haxhinaston në listën e mbyllur dhe të sigurt të këtij qarku.

Pas një shkëputjeje 4-vjeçare, deputet do të jetë përsëri, Tom Doshi, socialisti i dikurshëm që sot drejton PSD-në me 3 vende në Parlament.

Doshi fitoi mandat edhe në vitin 2021, por u dorëhoq pas një presioni të madh diplomatik, teksa SHBA sapo e kishte shpallur “non grata” për korrupsion. Rikthimi në politikë i Sali Berishës që mban të njëjtën barrë, ka relaksuar edhe rikthimin e Doshit.

Partia Demokratike
Jozefina Topalli
Luciano Boçi
Belind Këlliçi
Gent Strazimiri
Igli Cara
Klevis Balliu
Bardh Spahia
Ledina Alolli
Partia e Lirisë
Edmond Haxhinasto
Partia Social Demokrate
Tom Doshi

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?