Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.
Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.
Lëvizja do të jetë edhe më e lirshme dhe pa procedura në raste festash kur ka fluks.
Qytetarët e Kosovës kane kaluar mëngjesin e se shtunës me procedure te përshpejtuar dhe kontrolle selektive në Morinë drejt Shqipërisë. Një ditë para Ditës së Flamurit policia kufitare ka marre udhëzime për të mos krijuar radhe e qëndrime te panevojshme ne kufi, duke lehtësuar kalimin e qytetareve te Kosovës drejt Shqipërisë. Kalimi për në Shqipëri nga Morina është vetëm tre minuta.
Masat lehtësuese erdhëm menjëherë pas mbledhjes se përbashkët te dy qeverive ne Elbasan. Numri i qytetareve te Kosovës qe kaluan kufirin drejt Shqipërisë ishte për festen e pavarësisë .Me te shumte ishin grupe te organizuara institucioneve publike te Kosovës të cilët udhëtojnë me autobusë por edhe mjeteve private.
Qytetarët e Kosovës me dhjetra autobuza dhe mjete private që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve të ditës së Pavarësisë.Ata kanë kaluar me proçedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta proçedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.