Ekonomi

Lehtësohen kushtet e kredisë për bizneset e qytetarët, eksperti Muço: Lehtësimi vjen pas përmirësimit ekonomik! Rriten kreditë për shtëpi, shkak çmimet e larta

27 Korrik 2021, 18:34| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 18:41

  • Share

Pas më shumë se një viti me kritere strikte, bankat në vend lehtësojnë kushtet për të marrë kredi për bizneset. Shkak për këtë, sipas ekspertëve është reduktimi i pasigurisë së shkaktuar prej pandemisë COVID-19 si edhe përmirësimi i situatës ekonomike.

“Me kalimin e pandemisë dhe me ecurinë e vaksinimit të popullsisë duke qenë se është bërë goxha progres sidomos me vaksinën e parë. Gjithashtu lidhet edhe me situatën ekonomike, pasi Shqipëria përgjatë tremujorit të parë dhe të dytë ka performuar shumë mirë ekonomikisht e ndihmuar edhe më shumë nga hapja e ekonomisë apo edhe nga procesi zgjedhor”, pohoi eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Profesori i ekonomisë Klodian Muço thotë për Report TV se lehtësimi i kreditimit është pozitiv sidomos për ato hua që kanë si destinacion investimet.

“Është shumë pozitive pasi investimet gjenerojnë punësim, gjenerojnë rritje ekonomike dhe zhvillim në kompleks. Rritja e investimeve tregon që ekonomike po performon pozitivisht dhe kjo u konfirmua edhe në raportin e fundit të BERZH që rishikoj në rritje ecurinë e ekonomisë shqiptare”, shprehet Muço.

Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të dytë të vitit ka pasur rritje të kërkesës për kredi edhe nga qytetarët e përqendruar kryesisht tek blerja e banesës, kërkesë që sipas bankave do të vijë në rritje.

Eksperti Muço thotë se rritja e kërkesë për kredi për shtëpi vjen si pasojë e pamundësisë për të blerë banesë me kursime për shkak të çmimeve të larta.

“Një raport i BSH nxirrte që gati 80% e familjeve në vend e kishin të pamundur të blinin një shtëpi sidomos në kryeqytet, kjo tregon që ecuria e çmimeve sektorit të ndërtimit dhe ecuria ekonomike e të ardhurave të qytetarëve shqiptar sikur po konvergojnë jo të divergjojmë, kemi një rritje të pashpjegueshme të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Një rritje e vazhdueshme e çmimeve bën që kursimet të jenë të pamjaftueshme për të financuar 100% blerjen e një shtëpie. Në të tilla kushte marrja e kredisë është një formë për të realizuar ëndrrën e tyre”, pohon eksperti.

Vetëm në 5 muajit e parë të këtij viti bankat kanë dhënë 14.3 miliardë lekë ose 117,7 milionë euro kredi me qëllim blerje banese me një rritje prej më shumë se 51 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

KREDIA PËR BLERJE BANESE

Janar-Maj 2021       117,781,425 mln euro

Janar-Maj 2020         66,715,352 mln euro

Diferenca                   51,066,073 mln euro

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banka: 29/07/2021 12:29

    Banka ta fut me mirë pa shtepi dhe me qera sesa me banka që të ndryshon kontrata cdo 3 vjet b

    Përgjigju
  • Arsen: 28/07/2021 00:53

    Kujdes nga bankat sepse ne kontratat qe ne vijim ndiqen nga zyrat e permbarimit ju demtojne dhe ju rezikojne sepse : = Kane norma interesi te larta te cilat nuk perballohen nga te ardhurat qe qytetaret sigurojne ne vite si aktualisht ashtu dhe ne prespektiv. - Aplikojne cmime dhe kontrata te detyrushme per sigurimet e prones dhe sigurimeve te jetes, vleresimit te kolateralit dhe penaliteteve,duke pasur te drejten te vendosin dhe pa dakortesine dhe dijenin e kreditorit.Kjo per faktin e interesave dhe bashkpunimit Banka e Shqiperise- pronarve dhe aksionerve te Bankave dhe shoqerive te sigurimeve. -Aplikojne penalitete te larta kur marresi i kredise kerkon te shlyej kredine pera kohe mbasi nuk e sheh ekonomike dhe siguron nje menyre me ekonomike ose ka perfituar nje shume qe i krijon mundesine per shlyerje. - Me Kuran aplikimi i i marjes ose e dhenies me fajde ose me ineresa te larta eshte jo e rekomandushme por cfilitese dhe e denushme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?