Foto ilustruese

Kronikë

Lehtësohen masat anti-COVID, Italia mirëpret turistët shqiptarë, detyrim karantinimi 5 ditor! Edhe të vaksinuarit duhet të bëjnë testit PCR ose atë antigjenik

30 Korrik 2021, 10:28| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 18:36

  • Share

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik veror dhe kur Italia ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë kundër COVID-19, ka vendosur që të lehtësojë kufizimet e lëvizjes për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka miratuar draftin e ri ligjor, sipas të cilit qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës së Shengenit mund të udhëtoni drejt Italisë, me disa kufizime. Kushti i parë për të kaluar në territorin italian, është pajisja me certifikatën e vaksinimit , ose testit COVID, i cili duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Kushti i dytë është plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë, Detyrim për udhëtarët të cilët kalojnë kufirin me një test negativ COVID, kanë detyrim të vetëkarantinohen për 5 ditë dhe do të mund të dalin vetëm nëse kur të ribëjnë testin do të rezultojnë sërish jo të infektuar nga virusi.

Për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular antigjenik. Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.

Edhe TIA përmes një njoftim i bën me dije rregullat që hyjnë në fuqi duke filluar nga data 31 korrik 2021 për shqiptarët që lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm. Sipas TIA-s të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të  48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Njoftim i TIA:

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni: të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të  48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar; fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë; Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar

Gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve "D".

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?