Bota

Lehtësimi i kufizimeve anti-COVID, Holanda hap kopshtin historik të tulipanëve

10 Prill 2021, 10:55| Përditesimi: 10 Prill 2021, 13:32

  • Share

Pas muajve të zymtë të dimrit dhe kufizimeve anti-COVID, në Holandë u shfaqën edhe dritëzat e para të shpresës të kthimit në normalitet.

Nën një skemë pilot të miratuar nga qeveria, kopshti me famë botërore Keukenhof hapi portat për të lënë disa mijëra njerëz të vizitojnë kopshtin e jashtëzakonshmëm me mbi 7 milion tulipanë, zymbyle dhe mijëra lule të tjera të mbjella me kujdes në të gjithë lëndinat. 5,000 vizitorë u lejuan të hynin në kopsht, por ata duhet të kishin me vete rezultatet negative të një testi anti-COVID.

Vizitorët ishin të lumtur se mund të shijonin kopshtin e jashtëzakonshëm dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por më lumturit ishin kopshtarët, të cilët kalojnë muaj të tërë duke u përgatitur për sezonin vjetor të pranverës. Në një vit normal, kopshti me madhësinë e 50 fushave të futbollit mund të presë deri në 50000 vizitorë çdo ditë.

Në vitet para-pandemike Keukenhof ishte i mbushur me vizitorë nga e gjithë bota duke bërë foto dhe selfie me një nga lulet më ikonike të Holandës - tulipanin.

Qeveria Holandeze njoftoi këtë javë se qindra vende publike do të lejohen të rihapen në kushte të rrepta sigurie për të vlerësuar nëse testimi i shpejtë mund të ndihmojë vendin në mënyrë të sigurt të lehtësojë kufizimet e koronavirusit.

Sipas skemës, vizitorët në Keukenhof si dhe muzeumet, kopshtet zoologjike dhe vendet e tjera - lejohen të hyjnë nëse ata porosisin një biletë në internet dhe posedojnë një test negativ brenda 40 orëve nga vizita e tyre.

Të gjitha testet janë falas dhe një rezultat i dërgohet me email personit të testuar brenda një ore.

Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge i sheh hapjet e kufizuara si një mënyrë për të lehtësuar kthimin drejt jetës normale pasi vaksinimet arrijnë gjithnjë e më shumë njerëz.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?