Leicester në historinë e Premier League, fiton 9-0 në transfertë

26 Tetor 2019, 11:56| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 12:03

  • Share

Leicester City vendos një rekord historik në Premier League. Ekipi i Brendan Rodgers ka arritur fitoren me të thellë në transfertë në historinë e Premier League kur mposhti mbrëmë Southampton 9-0 në stadiumin St Mary’s. Leicester City pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë në Premier League ndërsa në duelin me Southampton u favorizua edhe nga një karton i kuq i vendasve pas vetëm 12 minutash. Nga tre gola shënuan Perez dhe Jamier Vardy.

Gjërat për ekipin e “dhelprave” po shkojnë mirë e më mirë. Pasi bëri historinë duke fituar edhe titullin kampion tre vite më parë Leicester shkruan një tjetër faqe të historisë së Premier League. Leicester mundi 9-0 Southampton duke arritur rekordin e Manchester United për fitoren më të thellë në Premier. United kishte mposhtur 9-0 Ipswich në vitin 1995. Ndërsa kjo fitore e Leicester është me e thella në transfertë duke kaluar fitoren 8-1 të arritur nga po nga Manchester United  ndaj Nottingham Forest. Për Southampton ajo e djeshmja ishte një mbrëmje për tu harruar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?