Politikë

Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës

6 Janar, 22:54| Përditesimi: 6 Janar, 22:59

  • Share

Gazetari Almer Toska, i ftuar në Report Tv, komentoi edhe vendimin e qeverisë që ka miratuar e një termocentrali të ri në Roskovec, ku mes përfituesve është edhe Bashkim Ulaj, biznesmen dhe botues pranë Sali Berishës. Toska thotë në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se Ulaj bashkë me ministren Belinda Balluku po kryejnë krim në Roskovec.

Toska thotë se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi po shpëton nga SPAK vetëm se i ka siguruar votat Bashkim Ulajt në Këshillin Bashkiak për termocentralin.

Me ironi, i komenton gazetari Poli Hoxha deklaratat e Toskës, duke i thënë se përse nuk ia jep Berishës dhe Nokës emrin e Bashkim Ulajt që ta denoncojnë këtë çështje.

Poli Hoxha: Ju e matni, meqë goditet Berisha, duhet që gjithë Shqipëria të futet në burg.

Toska: SPAK është deficent ditën e sotme, nuk ka rezultat. Çfarë rezultati ka, konkret? Unë kam çuar dosje për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, është e kapur në përgjim, zero reagim. Pse? Sepse Bashkim Ualaj ndërtoi atje termocentralin dhe kjo i ka dha votat në Këshillin Bashkiak. Kështu funksionin politika shqiptare.

Poli Hoxha: Pse nuk ia jep Berishës, emrin e Bashkim Ulajt dhe ta thotë.

Toska: Po ajo është zgjedhje e tij.

Poli Hoxha: Ose jepja Flamurit, të thotë Bashkim Ulaj po bën këtë në Roskovec.

Toska: Po ta them unë. Bashkim Ulaj është një nga njerëzit që po kryen krim bashkë me Belinda Ballukun në Roskovec. Koka e Majlinda Bufit po shpëton se i ka dhënë në këmbim Këshillin Bashkia, prandaj nuk preket. Prandaj ky SPAK-u nuk reagon.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tamush Barbullush: 07/01/2025 07:44

    O Sajmir Saliu ēshtē flori simbas teje. Obobobo ça tipash ka Shqipria ka tipa si Saimiri prandaj Edi e Sal hajdutët bējn çef me ktē kodosh populli. O Sajmir si Edi dhe Saliu hajdut jan mor zotni e tē dy kan vjedh dhe lekēt e tua o Saimiri hajdar.

    Përgjigju
  • Sajmiri: 07/01/2025 00:58

    Ky Poli bën si ironik, o sufllaqexhi, por Koncesionet po ja jep ai qe të paguan dhe ty o gazetaruc qe të ka blerë lirinë. Por normal qeni leh aty ku ha, dhe ti qe të Mbrosh abuzimet e rilindjes përmend duke hedh shashka Sali e Ndoka. Je qesharak e thjesht një sahan lëpirës i pushtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?