Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi

Kronikë

Dhanë leje abuzive për shfrytëzimin e lumenjve, Peleshi kallëzon penalisht katër zyrtarë

22 Qershor 2018, 12:20| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 12:46

  • Share

MBZHR ka ngritur një grup pune për të audituar mënyrën e procesimit dhe miratimit të lejëve të dhena nga Këshilli i Baseneve Ujore, nëpërmjet Agjencive të Baseneve Ujore. Nga auditimi është gjetur se: gjatë vitit 2016-2017 janë dhenë 52 vendime në lidhje me shfrytëzimin dhe rehabilitimin e burimeve ujore. 

Nga këto vendime, 42 prej tyre janë lejë për rehabilitimin e lumenjve, të dhëna nga Keshilli i Baseneve Ujore pa asje bazë ligjore. Si pasojë edhe propozimet për dhenien e këtyre lejeve nga ABU janë bërë në kundërshtim me ligjin. 

MBZHR, menjëherë mbas përfundimit të auditimit ka bërë kallëzim penal për 4 drejtues dhe ish-drejtues të Agjencive të Baseneve Ujore si dhe ka larguar nga puna 2 drejtues të këtyre agjencive. Zyrtarët e kallëzuar janë Isuf Myrtaj, Martin Pëllumbi, Astrit Nikolla dhe Erald Sejdini.

Gjithashtu ju kërkua Këshillave të Baseneve Ujore shfuqizimi i të gjitha lejeve të dhëna në kundërshtim me ligjin (42). Deri më sot rezulton të jenë shfuqizuar 21 lejë (në Seman dhe Shkumbin).

Komento

Komente

  • Ky imi: 22/06/2018 17:22

    Ska mbaruar jo pa merak! E verteta vonon por nuk harron. Për të gjithë ata që e kishin për detyrë të merrnin masa dhe që fshihen pas gishtit

    Përgjigju
  • Shtet: 22/06/2018 17:14

    O ministër o trim, një pyetje kam për ty. Në kë vend të botës dënohen propozuesit?!! Pse o trap nuk kërkon kush ka dhënë urdhërin për miratim ???

    Përgjigju
  • O pallosh: 22/06/2018 16:51

    Jane dhene me urdher te ministrrit o tyc,jo te basenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?