Tirane- Dy orë pasi qendroi në SPAK, Artan Lame nuk tregoi për çfarë u thirr dhe për çfarë u pyet. Edhe SPAK, ende nuk e ka bërë zyrtare cështjen, por burime për Report Tv, thonë se bëhet fjalë për hetime nisur kohë më parë, dhe që lidhen me zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Lame është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi legalizime në atë kohë, po pa përcaktuar rolin e tij konkret kur drejtoi Kadastrën nga viti 2019 deri në mars 2023, kohë në të cilën përkon edhe kallëzimi i kryer në Prokurorinë e Posaçme. Dosja në Spak ka të bëjë, me legalizimet në këmbim votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Për këtë çështje kanë rënë në pranga më 26 prill 2024, zyrtari i Kadastrës, Dritan Stoka dhe kryeplaku i Saukut në Tiranë, Agim Osmani.
Të dy, kanë kërkuar votën për PS në këmbim të lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë. “Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë”, – informoi SPAK.
Po për këtë cështje, u vendos në “arrest shtëpie” Alqi Hajdiku ish-jurist i ALUIZNI-t dhe detyrim paraqitje Ylli Baruti, i cili luante rolin e sekserit. Nga përgjimet doli se Hajdiku dhe Baruti, në rolin e sekserit, kundrejt përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të katër persona G.K., N.S., E. M. dhe K.D”.
Mos e beni kot /koke turku/,harruat legalizimet me ceremoni qe benin tere kokat e medha te shtetit e bashkive qe mediat i jepnin me fanfare.Per vota /legalizohej/ cdo gje,vetem se ky me shoke e bene shume afer zgjedhjeve dhe per kete po merret ne pyetje,kurse kokat e medha e benin si milingonat,/legalizonin/ qe ne vere qe t'i kishin gati per /dimer/.
Përgjigju