‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve

8 Gusht, 17:09| Përditesimi: 8 Gusht, 17:44

  • Share

Portali qeveritar online në vend ka njoftuar dy ndryshimet më të mëdha, i cili lehtëson punë për bizneset shqiptare në vend, që duan të rekrutojnë staf të huaj.

Nëpërmjet ndryshimeve të bëra, pronarët duhet të plotësojnë dokumentacionin përkatës për punësimin e shtetasve joshqiptarë, dhe më pas duhet të presin verifikimin nga strukturat përkatëse nëse bien apo jo ndesh me ligjin.

Procesi i vlerësimit dhe verifikimit të rastit zgjat deri brenda afatit kohor 10 deri 15 ditë pune, dhe më pas bizneset mund të aplikojnë për procedurën e dytë të rëndësishme, duke ngarkuar në portal elektronikisht të dhënat e punëkërkuesve.

 “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” i ndihmon bizneset të depozitojnë kërkesën për lejen unike nëpërmjet një formulari të detajuar, ku u duhet të japin informacion të saktë për shtetasin që kërkojnë të punësojnë.

Faza e dytë më pas kalon në afatin kohor brenda 8 ditësh, duke marrë miratim për punësimin dhe vizën e tipit ‘D’, shtetasit të huaj i krijohet mundësia të hyjë në territorin shqiptar dhe të nisë aktivitetin e tij si punëmarrës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?