Ekonomi

Lejet e ndërtimit/ INSTAT: Ulen me 14,6% lejet e dhëna në Tiranë, për tremujorin e tretë të 2019-ës

3 Dhjetor 2019, 15:04| Përditesimi: 3 Dhjetor 2019, 15:07

  • Share

Tiranë- Në tremujorin e tretë të këtij viti  janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rënie prej 14,6 % në krahasim me lejet e miratuara në tremujorin e tretë të 2018, ku gjithsej ishin 343.

Për sa i përket sipërfaqes së lejeve të ndërtimit miratuar për tu bërë ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, është 685.455 m 2 . Sipas të dhënave të INSTAT krahasuar me një vit më parë është shënuar rritje me 2.1 herë. Në vitin 2018 sipërfaqja e miratuar për ndërtim ishte 330.725 m 2.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2019, është 25,6 miliardë lekë, nga 15,2 miliardë lekë të miratuar në tremujorin e tretë të 2018, duke shënuar një rritje prej 68,0 %.

Komento

Komente

  • vera: 05/12/2019 19:11

    BLINI blini shtepi apartament ne tirane se jua rregullon xhaxha termeti…////

    Përgjigju
  • mali: 03/12/2019 22:55

    RAMA PEZULLO lejet ndertimit ne tirane ose nuk ke per te marre asnje kokerr vote ne tirane..

    Përgjigju
    • Adi: 08/12/2019 10:22

      Nuk e kan fajin lejet po zbatimi i tyre ne praktike 'O Mali' e ardhmja eshte drejt qyteteve fshatrat jane ne zhdukje...

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?