Parlamenti grek

Kronikë

Lejet e qëndrimit në Greqi, shqiptarët do të paguajnë 50% më pak

4 Qershor 2018, 19:18| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 19:21

  • Share

ATHINE-Parlamenti grek ka miratuar amendamentin për lejet e qëndrimit për emigrantët ku përfitojnë edhe shqiptarët. Tashmë tarifat, me ndryshimet e reja do të jetë bazuar në udhëzimet e BE-së me kosto reciproke.

Amendamenti ka të bëjë me lejet e qëndrimit 5-vjeçar të rezidentit afatgjatë, bashkimi familjar, lejet për studim, etj. Emigrantët shqiptarë do të paguajnë 150 euro nga 300 për lejet e qëndrimit pas ndryshimit të ligjit, por për ata që kanë letra me afat 10-vjeçar nuk do të ketë ndryshime, pra nuk do të përfitojnë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?