Lejohen vetëm familjarët/ Grumbullim masiv qytetarësh në ceremoninë e varrimit të drejtorit në Librazhd, u nda nga jeta prej COVID (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 14:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 15:04

  • Share

Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e varrimit të Drejtorit të Pallatit të Kulturës, Arianit Alliu, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pasi ishte i infektuar me COVID.

Po përceç dhimbjes nga kjo ikje në moshë kaq të re të Alliut, ajo që është vënë re është një mungesë e theksuar papërgjegjshmërie me shkelje flagrante të të gjitha rregullave anti COVID të vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Në ceremoni është  vënë re grumbullim i jashtëzakonshëm i njerëzve.

Kujtojmë se sipas vendimit të  Komitetit të Ekspertëve në varrime lejohen vetëm familjarët. Ndërkohë që asnjë ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar grumbullimin në Librazhd nuk është njoftuar.

Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu ndërroi jetë dje në moshën 43-vjeçare si pasojë e COVID-19,

1607004092_varrimi.jpg

Ceremonia e varrimit të Arianit Alliut në Librazhd

Arian Alliu

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjytrymi: 03/12/2020 16:27

    Zoti i ruajtet keto gjallesa dykmbsha...... E ne mos zoti,shoku Tao.

    Përgjigju
    • I sakti: 05/12/2020 04:59

      Shhh! Qe je gjytrym duket nga permbajtja e mesazhit, dhe nuk ka nevoje per dallim nga emri. Po nuk e pate fjalen e mire per dike cilido qe mund te jete e qe eshte larguar per ne boten tjeter, me mire hesht! Gjytrymje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?