Fran Tuci

Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për kryebashkiakun Fran Tuci

12 Shkurt, 15:00| Përditesimi: 28 Mars, 12:30

  • Share

Ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, u shpall fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO-së që e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. 

Tuci, u akuzua nga SPAK për "shpërdorim detyre" dhe 'shkatërrim të pronës'.  E gjitha lidhet me një rrugë të re, që  Fran Tuci e kishte lejuar të ndërtohej, edhe pse nuk kishte një leje, dhe dëmtonte pyllin e zonës.

Fran Tuci u arrestua më 13 korrik të vitit të kaluar. SPAK e hetoi dhe e dërgoi në gjyq me akuzën se ka shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekë. Bashkë me të, SPAK akuzoi për shpërdorim të detyrës edhe ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku.

I pandehur është edhe Durim Markgjekaj, administrator i firmës “Legjendari” i cili është ende në kërkim pasi akuzohet për “Ndërtim të paligjshëm”. Bashkë me heqjen e lirisë, ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?