Burgu i Peqinit 'hotel me 5 yje', detyrim paraqitje për ish-shefin e sigurisë Marenglen Kadiu! Në qeli u gjetën drogë dhe sende të paligjshme

24 Janar, 15:41| Përditesimi: 25 Janar, 13:29

  • Share

Ish shefi i sigurisë në burgun e Peqinit, që aktualisht është drejtor i sigurisë në Burgun e Drenovës Marenglen Kadiu është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit. 

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në burgun e Peqit duke lejuar të futen sende të paligjshme, përfshirë dhe lëndë narkotike. Kadiu ka kaluar në Drenovë disa muaj më parë pasi më herët ka ushtruar të njëjtin detyrë në burgun e Peqinit.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në 23 dhjetor të vitit të kaluar.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 15:00 , në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin (IEVP Peqin), është ushtruar kontroll në dhomën nr. 4, sektori 2, kati i parë, Godina B. Gjatë ushtrimit të kontrollit të dhomës është gjetur një sasi materiali bimor i thatë, që për nga aroma dhe karakteristikat dyshohej se ngjasonte me lëndë narkotike e llojit canabis sativa.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me Urdhrin “Për regjistrimin e procedimit penal”, ka regjistruar procedimin penal datë 06.03.2023, që lidhet me veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim", parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.

Me Urdhrin datë 20.12.2023 Prokurori i çështjes, ka proceduar edhe me regjistrimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe me shënimin e emrit të personave të cilëve u atribuohet vepra penale, ndaj personit nën hetim M. K, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i K. Penal, ndaj personit nën hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K. Penal, si dhe ndaj shtetasit H.R, si i dyshuar si autor i veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale M. K, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale P.G, të dyshuar për veprat e sipërcituara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 911, datë 23.12.2023, ka vendosur: 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, në mungesë, ndaj personit nën hetim M. K, me detyrë- ish shefi i policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në IEVP Drenovë, i dyshuar autor i veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 3.Urdhërohet personi nën hetim M.K të mos largohet nga banesa e tij ...........

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në mungesë, ndaj personin nën hetim P. G, i dënua, aktualisht i akomoduar në IEVP Drenovë, i dyshuar si autor i veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal.

5. Urdhërohet mbajtja në paraburgim e personit nën hetim P.G. Në vijim, pas zbatimit të masave të mësipërme, u zhvillua gjykimi për verifikimin e kushteve dhe kritereve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr.927, datë 29.12.2023, ka vendosur:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. 2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për personin nën hetim M. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal me: i) masën shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale; dhe ii) masën ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke i ndaluar personit nën hetim që të ushtrojë detyrën për një periudhë kohore prej 3 (tre) muaj nga data e shpalljes së këtij vendimi. 3. Detyrohet personi nën hetim, M.K, të paraqitet pranë policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, çdo javë, në ditë të hënë, ora 10:00. 4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. K, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për personin nën hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve: - Nga personi nën hetim me iniciale M. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit dhe moscaktimin e asnjë mase sigurimi personal. - Nga personi nën hetim me iniciale P.G, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit penal. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 927, datë 29.12.2023 dhe vendimit nr. 911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.  Tiranë, më 24.01.2024

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?