Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

7 Tetor 2023, 10:13| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 12:14

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, për "shpërdorim detyre" pasi lejoi hapjen e një rruge në zonë pyjore. Tucit i hiqet gjithashtu e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Një vit dhe gjashtë muaj burg. Këtë verdikt dha Gjykata e Posaçme për Fran Tucin, ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, që akuzohet për shpërdorim të detyrës. E gjitha lidhet me një rrugë të re, që për çudi Fran Tuci e kishte lejuar të ndërtohej, edhe pse nuk kishte një leje, dhe më keq akoma, segmenti që do të ndërtohej, dëmtonte pyllin.

“Punimet për këtë rrugë në majë të malit dhe në mes të një masivi pyjor, kanë dëmtuar sipërfaqen pyjore” – vlerësonte SPAK.

Fran Tuci u arrestua më 13 korrik të këtij viti. SPAK e hetoi dhe e dërgoi në gjyq me akuzën se ka shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekë. Bashkë me të, SPAK akuzoi për shpërdorim të detyrës edhe ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku.

I pandehur është edhe Durim Markgjekaj, administrator i firmës “Legjendari” i cili është ende në kërkim pasi akuzohet për “Ndërtim të paligjshëm”. Bashkë me heqjen e lirisë, ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lida al: 07/10/2023 19:30

    Po kriminelet me dosje qindra faqesh kur do denohen? Apo SPAK nuk ka fakte?

    Përgjigju
  • Dordomusi: 07/10/2023 10:19

    Po ate hajdutin e kucoves pse nuk e fusin brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?