Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin që ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.
Në kërkesën drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
Në kërkesë thuhet se sipas ligjit "Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve", leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ky ligj është shkelur më datë 1 korrik 2025, kur avokati Cakrani, i ftuar në një emision televiziv ka mundësuar nëpërmjet telefonit të tij që klienti i tij, ish-presidenti Ilir Meta të japë intervistë për median.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
lajmi në përditësim...
Komente

Po mir mor vlla, kjo drejtoria e burgjeve a e di qe eshte totalisht ne shkelje qe e ka lejuar kete avokat te hyje ne ambientet e nje burgu me telefon… Si ish punonjes policie i burgjeve eshte kategorikisht e pa lejueshme dhe madje e denueshme qe nje individ cilido qofte ai dhe kryeministri vete nuk i lejohet telefon celular me vete.
Përgjigju