DIVJAKË- Kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës, R.L, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit. Ai është shpallur fajtor për veprën penale shpërdorimi i detyrës.
Hetimet për kryeinspektorin e Bashkisë së Divjakës kishin nisur që në qershor 2021. Gjatë hetimeve, sipas Prokrurorisë së Fierit, rezultoi se kryeinspektori nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” neni 5, gërma “dh”, si dhe nenit 52 pika 7, të ligjit nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.
Ndaj kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Fierit, vendosi deklarimin fajtor i të pandehurit R.L, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
Kjo është drejtësia që Shqiptarët dojnë!me një cigare hashash denohesh me dy vite burg,për vjellje një biçiklete dënohesh tri vjet,Inspektori me miliona të grabitura një vit burg.
Përgjigju