Sport

‘Lejoni rikthimin e tifozëve në stadiume,’ Tifozat Kuq e Zi kërkesë qeverisë: Kombëtarja ka nevojë

10 Mars 2021, 14:24| Përditesimi: 10 Mars 2021, 14:36

  • Share

Grupimi i ‘Tifozave Kuq e Zi’, që mbështet Kombëtaren në çdo fushë brenda ose jashtë vendit ku luan, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të lejojë rikthimin e sportdashësve në stadiume. Këtë kërkesa ata e bëjnë me rastin e ndeshjeve të kombëtares në fund të marsit, që i konsiderojnë tejet të rëndësishme. Ata thonë se janë të vdetëdijshëm për situatën me pandeminë, por duke parë fushatën e vaksinimit si dhe mënyrën që kanë vepruar disa shtetete, kërkojnë rikthimin e tifozëve. Gjithashtu TKZ ka edhe një qëndrim ndaj FSHF-së, që sipas tyre duhet të ushtrojë presion në qeveri për këtë çështje.

Postimi i ‘Tifozave Kuq e Zi.

Komunikatë publike

Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore) .

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

 

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?