Lejonin vendosjen e basteve sportive nëpërmjet celularit në një lokal në Golem, arrestohet 48-vjeçari, në hetim një 17-vjeçar

21 Qershor 2023, 09:50| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 09:51

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar një 48-vjeçari pasi prej 3 muajsh në lokalin ku punonte lejonte vënien e basteve sportive nëpërmjet celularit.

Sipas policisë është vënë në pranga E. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 17-vjeçar.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e lokalit ku punonin, në Golem, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet disa celularëve. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme, prej rreth 3 muajsh.

Në cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?