Gjykata e Tiranës ka lënë ne burg ish-efektivin e policisë se Rinasit Briken Terziu i arrestuar me dyshim se lejonte qytetarë që kishin probleme të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE.
Në senacen e së shtunës, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin e Terziu u dorëzua vetë në polici si dhe është person i pa rrezikshëm dhe i pa dënuar më parë.
Ai akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin që kishte një agjensi udhëtimesh, si dhe efektivë të tjerë të komisariatit të Rinasit, kundrejt pagesave lejonin qytetarë të kalonin në vende të Bashkimit Europian edhe pse mund të kishin probleme.