Foto ilustruese

Kronikë

Lejuan futjen e 1.3 ton fasule kontrabandë, pranga dy doganierëve në Korçë (EMRAT)

8 Korrik 2018, 10:25| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 10:32

  • Share

Dy persona me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar në Goricë janë arrestuar pasi kanë lejuar futjen e 1.3 ton fasule kontrabandë. Ngarkesa ka hyrë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrolleve dhe detyrimeve doganore.

Në prangat e policisë kanë rënë doganierët Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll dhe Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu është arrestuar edhe Petre Mitre, i cili po transportonte me automjetin tip 'Volkswagen' me targa CB3291MK, ngarkesën e 1.3 ton fasule.  

Njoftimi i policisë së Korçës

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

• Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec.
• Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll.
• Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

Pasi në datë 07.07.2018, shtetasi Petre Mitre, u kap me mjetin tip "Volksëagen" me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i'u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Prit seshfresh: 10/07/2018 04:33

    Hajduta roft rilindja e hajduteve Ky gentiani i arestuar ne doganen e Kapshtices paska te njejten pun ne doganen tjeter i njejti Turp

    Përgjigju
  • ZAHARIA: 08/07/2018 13:07

    Fasulet KAPEN .Nuk KAPET TAHIRI.ZAGARET TANE NUK NDIEJNE EREN E DROGES PO TE FASULEVE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?