Futën sende të ndaluara në burgun e Rrogozhinës, pezullohen nga detyra 5 punonjës, mes tyre ish drejtori dhe ish shefi i policisë

6 Korrik 2020, 18:28| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 18:32

  • Share

5 punonjës të burgut të Rrogozhinës, mes tyre dhe ish drejtori dhe ish shefi i policisë në këtë burg, janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se lejuan futjen në qeli të sendeve të ndaluara.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga ana e SHKBB-së dhe u arrit të vërtetohet se këto punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin arritur të krijonin një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës duke favorizuar disa të dënuar.

 Të pezulluar nga detyra janë

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skënderi , me detyrë ish-shefi policisë ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli, me detyrë Specialist Finance në IEVP Rrogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rrogozhinë

-Albert Doci, me detyrë efektiv

 Të 5 të pezulluarit nga detyra me vendim të Gjykatës së Kavajës  akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke cenuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozhinës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?