Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohet shefi i hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 inspektorë

12 Tetor, 13:08| Përditesimi: 12 Tetor, 20:39

  • Share

Shefi i Seksionit të hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 specialistë hetimit të krimeve në komisariatin e Peqinit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në dy raste në një banesë.  

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,ekzekutoi sot masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” për: 

 Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.

 N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B, informoi sot AMP.

Pronari i kësaj banese u arrestua 13 shtator për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

"Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa, vijon AMP

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?