Lejuan kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës, ndalohen 13 efektivë të policisë! Mes tyre edhe zv.drejtori Hajri Kushe (EMRAT)

25 Qershor 2023, 12:46| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 17:49

  • Share

13 punonjës të policisë së Shkodrës janë ndaluar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe. Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë Administrative ‘Ana e Malit’ si dhe kanë neglizhuar marrjen e masave të domosdoshme për arrestimin e autorëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dy punonjës të policisë, konkretisht shefin e seksionit të krimeve, Pëllumb Shpati dhe efektivin Taulant Kurtaj. Në janar të këtij viti, banesës së Pëllumb Shpatit, iu vendos një sasi tritoli që shkaktoi dëme të shumta në banesë dhe automjetet e parkuara. Në dëshminë e tij ai u shpreh se nuk kishte konflikte me askënd dhe se vendosja e lëndës plasëse lidhej me detyrën e tij si shef i krimeve në Shkodër. Aktualisht ai akuzohet për shpërdorim të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit si dhe mbështetje të autorëve të dyshuar për këtë veprimtari kriminale. 

Janë ndaluar:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit)

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit)

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Ilir Hasaj-  Ndalimi i daljes jashtë shtetit

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimit të detyrës,

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri - Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

Mësohet se hetimet kishin nisur që prej një viti, paralelisht me aksionet për shkatërrimin e 70 mijë rrënjëve kanabis në zonën e Obotit dhe Velipojës, ku këta efektivë nuk kanë ndërhyrë, duke shpërdoruar detyrën. Ka qenë prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza ajo që ka firmosur vendimin për punonjësit policorë të akuzuar.

Ora 13:29
Nën hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit, ky është zv.drejtori i policisë së Shkodrës që u pezullua nga detyra (FOTO)

1687692928_hajrikushe.jpg

Ky është Hajri Kushe zëvendës drejtori i drejtorisë së policisë së Shkodrës i cili është pezulluar nga detyra e tij dhe është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Kushe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës. Ndaj tij është marrë pasa e pezullimit të detyrës dhe ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për sa kohë është nën hetim.

Ora 13:09
U la në arrest shtëpie nën dyshimin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, në janar banesës së shefit të krimeve në Shkodër iu vendos tritol

1673596576_finalprojekt.00242717.Still010.jpg

Pëllumb Shpatit, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës i cili u la në arrest shtëpie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit, në janar të këtij viti i vendosën lëndë shpërthyese ‘tritol’ në banesë.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan muret e vilës 3-katëshe dhe automjetet e parkuara. Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se nuk Shpati nuk ka patur asnjë konflikt dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roja plak: 26/06/2023 23:33

    O Hajri Kushe ta futi Gjergj Marku si ja fute ti atij... Hahaha

    Përgjigju
  • Populli: 25/06/2023 22:10

    Duhet te hapim syte e te shohim se nuk ka e nuk ka pas polici normale me ket vend.Si mund te pretendojme te kemi Polici te depolitizuar kur drejtorin e Policis e heq dhe vendos ministri brendshem sipas deshires se vet pa i dhen shpjegime askujt?!Me pas Drejtori pergjithshem vendos sipas qefit shoket e tij neper Drejtorit e vendit,e keshtu me rradhe deri tek rojet.E njejta gje perseritet sa here nderrohet nje minister i brendshem?!Cfare drejtesie presim ne nga kjo polici kur vet polici se di per sa kohe do jet ne ate vend pune…

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/06/2023 06:20

      Ke te drejte per emerimet. Shembull eshte Drejtori i Policise se qarkut Fier qe eshte ne bordero te krimit. Emrin e ka Lorenc Panganika.

  • Krimeve: 25/06/2023 19:47

    Me sa mora vesht njeri nga Shqiponjat Shkoder ja ka fut Hajrise prandaj jan me te miret

    Përgjigju
  • Kelmendi: 25/06/2023 19:45

    Kur do ti vije dita Pllum Gjokes me ja vu prangat policia me ja shterngu fort ama

    Përgjigju
  • Polici vezhgues: 25/06/2023 19:24

    Po tani qe Hajria iku kush do i mbaj skedinat ne shkoder lind pyetja 10 mije eurot ne muaj kush do i marri.

    Përgjigju
  • Laciani: 25/06/2023 19:17

    Kam degju per da te fort ne shkoder Shiponjat qe bajn ligjin po shqiponja e lezhes asht ma e mire e ma e forte.

    Përgjigju
  • Milicija: 25/06/2023 19:16

    Ne shkoder asht vetem Shqiponja ato jan te fortit e atij vendi bajn ligjin spysin per Bajrat Licet e Pelum Gjoken jan njisha kapin ma te mirin e ma te bukrin ne shkoder spysin drejtor jan vet shefa

    Përgjigju
  • Alb: 25/06/2023 18:41

    Kjo ashte policija e demokracis.0000000 siguri, ca prete nje qytetare prej policis????

    Përgjigju
  • Trushi: 25/06/2023 17:22

    Po Arbeni inspektori i krimeve te Velipojes qe u fut vjet ne burg për kanabisin ne Velipoja pse nuk e ka emrin ne grup apo ka spijunu shokët dhe tash asht i lire?

    Përgjigju
  • Parrucjani: 25/06/2023 16:18

    Ky e ka luftu krimin ne Shkoder, por krimi dihet qe esht me i fort se shteti, te pakten ne Shkoder. Investim per te eleminu pengesat per korrjen e hashashit.

    Përgjigju
  • Pellumbi: 25/06/2023 16:11

    O pellumb gjoka te takon me i dal hajriut per zot se e ke marr mqaf tu i perdor emrin nalt e posht..

    Përgjigju
  • Komisari: 25/06/2023 15:44

    O Hajri o virusi i policisë, helli eurot qe more vjet ne Shale te Dukagjinit. Mos u merzit se do vijne edhe ca te tjerë nuk do rrish vetëm jo pa merak. Qesh mir kush qesh i fundit...

    Përgjigju
  • Agron: 25/06/2023 15:16

    Po andej nga kruja kur do kaloj prokuria,se ka 5 vjet qe mbjell e shet kanabis elton shahini here si shef krimesh e tani shef komisariati se bashku me kr e bashkise artur bushi.(ironia eshte se elton shahini ne 2016-17 shef krimesh dilte hapur neper parcela droge duke marre canta me droge kur buk kishin leke me i dhene dhe nderkohe policet e tij prisnin qe ai te arrestohej kurse met rrumpallaku e gradoi shef komisariati ne kundershtim me graden e tij )

    Përgjigju
    • Or tej: 26/06/2023 00:04

      Ne vend te cantes me droge futini noj femer qe ta nxjerrin me ze e me figure or teeeejjjjj

  • Edi: 25/06/2023 15:15

    Pellumbi i velipojes e mban ne pun kte Hajrin, ska sh kohe qe kan darku bashke pllumi hajriu e enver bajri, tek ara e vjeter velipoje, se per pak harrova benetin

    Përgjigju
  • Polo: 25/06/2023 15:14

    15 të arrestuar pak muaj më parë për vjedhje; 15 te arrestuar për korrupsion... Pse nuk e shkrijnë fare drejtorinë e Shkodrës?!

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 25/06/2023 14:26

    Te hetohet mjekja Dhurata Uruci shkoder per Korrupsion dhe shperdorim detyre . SPAK te filloje hetimet

    Përgjigju
    • dhurata: 25/06/2023 16:57

      do tkesh kuj tmadh me dhuraten..a ske qa ban a? cdo ngjarje fut dhuraten ktu

  • emiliano: 25/06/2023 13:39

    kti gadi sa nuk ja rranun shpin me tritol ibrahim lici mir ja ka ba ta kishte vu ma shum me ta shu rracen krejt

    Përgjigju
    • Kiras: 25/06/2023 16:35

      Ska lidhje me ibrahimin ky

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2023 13:36

    13 police jane gjysma komisariatit. Keshtu eshte kur punon jashte cadres se Tom socialdemokratit.

    Përgjigju
  • Ardian Cipa: 25/06/2023 13:32

    Hajri Kushja eshte strumbullari i te gjithave, ai i ka mare ne qafe edhe ato tjeret. Kur ishte ne Kukes ka bere namin ti hetoje edhe atje Amp

    Përgjigju
    • Giulia: 26/06/2023 16:02

      Joooo , e kan marr ne qaf me siguri , aji nuk asht njeri i keq

    • Ardian: 26/06/2023 00:31

      Pëveçse je fundërinë do kesh dhe emër fundërinë qe nuk identifikohesh me tëndin po me emrin e Ardian Çipes.

    • Ardian: 26/06/2023 00:29

      Pëveçse je fundërinë do kesh dhe emër fundërinë qe nuk identifikohesh me tëndin po të Ardian Çipes o plehrë

    • Ardian: 25/06/2023 20:47

      Pëveçse je fundërinë do kesh dhe emër fundërinë qe nuk identifikohesh me tëndin

  • Marian Laca: 25/06/2023 13:20

    70 perqind e policise eshte e inkriminuar dhe rama e di, 100 per qind e doganave e korruptuar dhe prap rama e di.

    Përgjigju
    • Elton Guma: 25/06/2023 23:28

      Pffff

    • Kujtimi: 25/06/2023 13:53

      As ti nuk ke kene ma i mire ne kohen kur ishe ti ne polici.Namin ke ba edhe ti deri sa te morri Jozi afer si badigart.Pastaj atje e leshove pa duar se u dote me marre per vete dhe Jozefina Topallin.Te njohim mire mos u ban si i shejte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?