Gjykata dhe ish-nëndrejtori i Kadastrës së Beratit Thanas Kace

Lejuan legalizimin e një objekti në Berat ku kishte konflikt pronësie mes dy personave, dërgohet në gjykatë dosja për ish-zyrtarët e Kadastrës

16 Shkurt 2021, 16:17| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:20

  • Share

BERAT - Një tjetër funksionar publik është në ndjekje penale nga Prokuroria e Beratit, e cila pas hetimeve të kryera e ka përcjellë tashmë dosjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për gjykim.

Bëhet fjalë për nën-drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kace. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Beratit së bashku me ish-drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj i arrestuar disa javë më parë nga SPAK për "shpërdorim detyre".

Thanas Kace dhe Ervin Nelaj, i arrestuar nga SPAK për një tjetër çështje penale, janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për vepren penale "shpërdorim detyre", të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, të dy shtetasit e sipërpërmendur, në vitin 2019, në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen "30 Vjetori" për të cilin kishte konflikt pronësie ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se dosja penale me numër 176 në ngarkim të dy shtetasve të sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj gjykate.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?