Kronikë

Lejuan ndërtime pa leje, detyrim paraqitjeje për kreun e IKMT në Mallakastër, 2 inspektorë dhe 3 efektivë! Pezullohen nga detyra (EMRAT)

14 Prill, 14:26| Përditesimi: 14 Prill, 14:44

  • Share

MALLAKASTËR- Kreu i IKMT në Mallakastër, Ajet Xeba, dy inspektorë dhe tre efektivë janë vënë në masën detyrim paraqitjeje, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje. AMP ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e masave, ndërsa tashmë të 6 janë pezulluar nga detyra. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

“Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër”, njoftoi AMP.

Të pezulluar nga detyra
Inspektor Ylli Korroveshaj, me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor Ifran Bajramaj, me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor Dashamir Jaupaj, me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Kryeinspektor Ajet Xeba, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor Shkëlqim Xheladini, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor Kevin Ymeraj, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?