Pallati pa leje në Sarandë

Lejuan ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë, shpallen në kërkim 2 inspektorë të IMT! Pak ditë më parë u la në burg kryeinspektorja

28 Shkurt 2022, 09:04| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:06

  • Share

2 Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë dhe ndërtimin e disa shtesave pa leje.  Në kuadër të operacionit "Heshtja" shpallen në kërkim Martin  Arapi, 30 vjeç dhe Nertion  Jano, 26 vjeç, të cilën janë dënuar me "arrest me burg" në mungesë nga Gjykata e Tiranës.

Pas sigurimit të prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa përfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, dy inspektorët dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Pak ditë më parë u la në burg kryeinspektorja e Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Romina Pulaj. 31-vjeçarja me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte marrë masa për pezullimin e punimeve në një objekt në ndërtim.

Pallati 7-katësh, në hyrje të qytetit bregdetar po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

1645718231_16455222681645521099PULAJ.jpg

Romina Pulaj dhe pallati pa leje

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?