Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti

30 Shtator 2022, 12:45| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 13:42

  • Share

Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë, duke përfshirë këtu lejimin e ndërtimit të pallatit 9-katësh të Lul Morinës që u sekuestrua nga Qeveria. 

Mes të pezulluarve të 30 ditë është edhe Bujar Mehmeti, shef i komisariati nr. 1. AMP ka marrë masën e pezullimit edhe ndaj Nazmi Karecit, polici që mbikëqyr zonën, Alban Ramës, inspektori i krimeve që mbulon zonën si dhe Flamur Sulës, shef i Postës Farkë.  Vendimi ka ardhur një ditë pasi, Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë ka nisur një hetim për shkelje të rëndë, duke vënë në shënjestër 4 punonjës të policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë.

Një vendim i tillë i AMP vjen pas Vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.  Kujtojmë se deri tani përmes operacionit kundër ndërtimeve pa leje është bërë publik sekuestrimi i dy objekteve. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Dje është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania e ndërtimit ka vendosur që pas sekuestrimit nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit. Rama ka thënë përmes një videomesazhi se 4646 m2 të ndërtuar pa leje në qendër të Tiranë do përdoren sipas ligjit për interes publik.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana.ST: 30/09/2022 21:38

    Nazmi Kareci ka 6-7 shtepi ne zonen e liqenit te thate ti futet SHQBA ta kontrolloje sa shtepi ka dhe si i ka bere thjeshte duke leju ndertime pa leje shtesa katesh etj etj

    Përgjigju
  • Populli: 30/09/2022 17:00

    Tani u kujtuan keta qe po afrojne zgjedhjet, deri tani nuk ua vrisnin syte ndertimet e shemtuara ne cdo cep...

    Përgjigju
  • dardan: 30/09/2022 16:47

    Kjo eshte kafsheri, cfar pune ka policia per te ruajtur katet apo rendin... Cfa bejne hajdutet e IKMT inspektoret e tyre ne zona qe jane kthyer ne gjobvenes keta duhen penalizuar e jo policia.

    Përgjigju
  • Gani: 30/09/2022 14:57

    Arjan Çeliku vjedhe korent sepse eshte polic. E futi Glejdisi ne pune. Sa llum mban kjo toke

    Përgjigju
  • Çeliku: 30/09/2022 14:35

    A e di osshe qe 90% e hoteleve te zones vjedhin energjine elektrike???? Hotel Atrium i pari. Turp e faqja zeze.

    Përgjigju
  • Berti: 30/09/2022 14:15

    Ka eksperience Rama me katet pa leje. Ne menyre te ngjashme ne 2004 friksonte dynjane per ballkonet, dhe nga tjetra me deputetet e korruptuar socialiste kalonte ligje legalizimi per tipat si Gim Ciraku etj. Nuk eshte thjesht paligjshmeri por korruptim i rende deri ne rrenje kur me akte normative lejon lulezimin e krimit te organizuar. Keshtu shprehet kapja e shtetit si forma me e larte e korrupsionit politik.

    Përgjigju
    • Po me po: 30/09/2022 15:35

      Po Mos ishte er ramen we esht i vetmi qe i ka prish sdo hapje dot as dritaren as deren me hy shpi. Po rrini aty Mos fol kot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?