Leka Bungo: Letra e Pendesës së Madhe

29 Mars 2022, 21:34| Përditesimi: 29 Mars 2022, 21:52

  • Share

Bisedimet e ditës së shtunë ndërmjet delegacionit te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, kryesuar nga presidenti Xho Biden dhe udhëheqësve me te larte polakë, për luftën ne Ukraine mbaruan pas mesnate.

Dy krerët e shtetit amerikan, presidenti dhe sekretari i Shtetit Blinken, ndryshe nga netët e tjera u shkëputën nga anëtaret e tjerë te delegacionit dhe u nisen për te ngrenë darkë në restorantin e hotelit Hillton qe ndodhej ne qendër te Varshaves për te vijuar bisedën “kokë me kokë” për një çështje edhe me te rëndësishme se lufta e Ukrainës.

Veç badigardëve dhe kamerierëve ne sallë nuk kishte njerëz te tjerë.

Ata u ulen ne njërën nga tryezat e rrumbullakëta e cila ndodhej përballë televizorit te vendosur ne mur.

Ndërkohë ne ekran u shfaq sigla e lajmeve dhe ata i lane pirunjtë në tryezë.

Pamjet makabre nga lufta ne Ukraine, bombardimet ne qendrat e banuara nga civile, shtëllunga te zinj tymi qe ngriheshin ne qiell, raketat qe shpërthenin ne sheshet e qyteteve, njerëz te vrare shtrire ne rrugët e boshatisura, ambulancat me njerëz te plagosur qe nxitonin drejte spitaleve. Këto ishin pamjet qe i zinin vendin njëra tjetrës ne ekranin e vogël.

Pas një cope here presidenti theu heshtjen i pari.

-Ta leme për një çast mënjanë luftën e Ukrainës.

Ne fund te fundit edhe pse mund te zgjasë ca, nje dite ajo do te zgjidhet. Për te është ngritur ne këmbë gjithë bota.

Problemi me i rëndësishëm për ne nuk është Ukraina. Ai kërkon zgjidhje. Si mendon...?

-Zoti president, ua thashë edhe dje ne Shtëpinë e Bardhë, une jam skeptik, nuk shoh asnjë shprese.

Është hera e pare qe Shtetet e Bashkuara përballen me nje njeri te tille.

Ne te vërtetë isha i bindur se pas presioneve tona do te thyhej. Përkundrazi, gjer sot nuk duket asnjë shenje pendese, madje lufta e tije përshkallëzohet çdo dite sa nga njeri qytet tek tjetri.

-Po nëse tentojmë ta joshim me një shume te majme?

-Ai është aq i pasur sa mund te tallet me ato qe i ofrojmë ne.

-I dashur Blinken, fitorja e tij mund te jete edhe fundi i administratës sime.

Humbjet tona ne Irak dhe Afganistan e tronditen por nuk e rrezuan Administratën e shtetit amerikan. Kam frike se kjo çështje ...mos harro, Tramp pret me dore ne “ këmbëz “.

Është e pafalshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikës te ngrenë duart lart përballë një njeriu.

-Zoti president... ka vetëm një zgjidhje. Në qoftë se Ju do te pranoni ...?

-Ma thuaj....!

***

Ne qoftë se ne tryezat pranë klientët e tjerë do te dëgjonin bisedën e dy krerëve te Amerikës, nuk do kishin asnjë dyshim se behej fjale për udhëheqësin Rus Vladimir Putin.

 

Në të vërtetë, fjala nuk ishte aspak për të...

***

Avioni zbriti ne pistën e aeroportit te Rinasit ” Nene Tereza“. Sekretari i Shtetit Antony Blinken zbriti shkallet me shpejtësi dhe u takua me ambasadoren e Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe priste aty pranë.

Në avion nuk kishte pasagjere te tjerë.

Shoferi hapi portën dhe makina u nis drejte Rezidencës amerikane ne Tirane.

***

Pa arritur mirë në zyre, shifranti i raportoj ambasadores se kishte dhjetëra telefonata nga Kabineti i presidentit për te mësuar ne lidhje me takimin e VECANTE.

Sekretari Blinken u lidh ne telefon me presidentin amerikan dhe e vuri ne dijeni se takimi nuk ishte bere ende.

Pas telefonatës, ne dhomën e fshehte te Ambasadës, atje ku nuk mund te hynin njerëz te pa autorizuar, sekretari i Shtetit dhe ambasadorja biseduan koke me koke per rreth tridhjete minuta. Takimi do te behej ne fshehtësi te plote.

Askush nuk duhej te dinte për vizitën e veçantë, për takimin, ca më shumë për pikësynimin e tij.

Ajo i raportoi me hollësi eprorit te saj çdo gjë qe lidhej me çështjen për te cilin kish ardhur.

Veçanërisht u përpoq t i vizatojë me hollësi deri ne detajet me te imta portretin e njeriut per te cilin kishte ardhur ne Shqipëri.

Pas raportimit , zoti Blinken i dha porosite e fundit ambasadores.

Ne krye të herës duhet te mësojë se është rasti i pare ne historinë e Shtetit amerikan, qe nga dita e krijimit të tij që i kërkohet FALJE një njeriu.

Dhe ajo qe është me kryesorja PENDESA e Administratës amerikane, e sekretarit te Shtetit, e presidentit dhe e mbare popullit amerikan për shpalljen “Non Grata “ dhe shpifjet e tjera ndaj personalitetit te tij, duhet te lexohet ne sytë e tu gjysmë te mbyllur dhe timbri i venitur i zërit.

Përpara se ti komunikosh orën e takimit i thuaj se do t'i dorëzoj letrën e presidentit amerikan, te cilën e ka shkruar me dorën e tij dhe e ka quajtur LETRA E PENDESES SE MADHE.

Ambasadorja doli nga zyra e fshehte dhe pas pesëmbëdhjetë minutash makina e saj kapërceu pragun e Selisë se Partisë Demokratike.

Roja, i cili kish dhënë dorëheqjen ne kohen e PD zyrtare dhe ishte kthyer ne pune nga Komisioni i Rithemelimit, i doli makinës përpara.

-Ku shkoni?

-Mirëdita, duam te takohemi me kryetarin e Partisë.

-Cilin ...se jone bo tre? Ai qi dha dorëheqjen, ky qi o i komandu apo tjetri qe do bohet ne fun të mujit?

-Këtë të fundit.

-Për këtë ndrysho puna. Duhet fol me Malin.

-Ju lutem ...kemi një çështje shume te rëndësishme .

Roja nxori celularin, formoi numrin dhe u largua pak hapa me tej qe mos ta dëgjonin.

Pas pak u afrua tek makina.

-Pune qi s bohet. Iu kane pa nga penxherja.

-Zotri, unë jam ambasadore e Shteteve te Bashkuara te Amerikës .

-Ene mo keq ala. Te ishe noj hallexhie qe pastro Ambasaden ene mun t bojasha dermon po...meazallah.

-Zotri, sekretari i Shtetit amerikan kërkon te takohet me kryetarin e Partise.

-Ala mo keq.

-Ju, nuk e njihni zotin Blinken?

-Po ju e njifni Malin? Pedeja nuk osht mo ajo e vjetra mi zoje, kjo osht ajo e bashkumja.

Ambasadorja nxori nga çanta zarfin me duart qe i dridheshin dhe ia zgjati rojes.

-Kjo letër është për kryetarin e Partisë Demokratike nga presidenti amerikan.

-Kete po ...e mor ne ia jap. Hik pa fryke. Ia jap Malit n dore.

Ene fol me Sorosin, mos i sajoni nanji "Non Grata" Palokes.

Ambasadorja përplasi portën dhe makina doli me shpejtësi nga ambientet e jashtme te selise.

***

Kryetari i Partisë ishte ulur ne krye te tavolinës dhe lexonte letrën qe kish dërguar presidenti amerikan.

Fytyra tij ngazëllente si kurrë ndonjëhere.

Rreth e rrotull ishin ulur ithtarët e tij dhe dëgjonin me veshët e tyre si kërkonte FALJE I PENDUAR presidenti amerikan.

Për here te pare u erdhi keq kur shihnin se ne duar te kujt kish rene Amerika.

Letra mbyllej me fjalën “ FALJE .”

Kryetari mbaroj leximin e letrës dhe ne zyre ra heshtja.

Një heshtje e pa zakonte. Pas pak kryetari u ngrit dhe iu drejtua me një ton solemn ithtarëve të tij besnike.

-Ti FAL ....

JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ...

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?