Lekbibaj

Sociale

Lekbibaj në Tropojë në listën e aplikimit për 'Fshatrat më të mirë turistikë në botë'

30 Qershor, 17:32| Përditesimi: 30 Qershor, 17:36

  • Share

Fshati i tretë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ‘Fshatrat më të mirë turistikë’ nga Organizata Botërore e Turizmit”, pas atij të Zogajt në Shkodër dhe Nepravishtës në Gjirokastër është Lekbibaj në Tropojë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi pamje nga Lekbibaj, duke theksuar se është një fshat që përcjell rrënjët e traditave dhe mikpritjen.

“Lekbibaj, zemra e Nikaj-Mërturit sjell jehonën e Alpeve, përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave e mikpritjes së bjeshkëve në hartën globale të turizmit të qëndrueshëm si një nga 6 fshatrat që përfaqësojnë Shqipërinë në nismën globale “Fshatrat më të Mirë Turistikë në Botë” nga Organizata Botërore e Turizmit', u shpreh Kumbaro.

Shqipëria ka aplikuar për programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?