Zgjedhjet në Kosovë

Opinion

Leksion nga Kosova, demokracia jo peng i elitave të korruptuara

15 Nëntor 2021, 14:08| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 14:10

  • Share

Kosova tregoi se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike. Kosova, tregoi si votohet lirë dhe ndershëm, dhe mbi të gjitha tregoi si humben zgjedhjet me nder dhe dinjitet.

Kosova është në brezin e tretë dhe të katër të udhëheqësve partiakë, duke i qarkulluar të gjithë në më pak se dy dekada. Ne jemi ende tek i pari apo, maksimumi i pari e gjysmë.

Sali Berisha ka që në dhjetor 1990 që nuk ikën dhe kërkon të bëhet prapë kryetar e kryeministër. Lulzim Basha ka që në vitin 2015 që nuk i zbret benzit dhe nuk e lëshon vulën. Ka për të humbur pa ndërprerje dhe prapë nuk do e lëshojë deri sa të bëhet sa Berisha në moshë.

Edi Rama ka që në vitin 1999 dhe duket se do rrijë deri më 2999.

Ne duhet të përzëmë shpesh e shpejt udhëheqësit, sidomos ata që humbasin nëse duam një të ardhme me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?