Monedha kombëtare triumfoi gjatë këtij viti mbi euron e dollarin. Leku e mbyll vitin me forcim të ndjeshëm ndaj valutave.
Këtë të premte, që mbyllen edhe publikimet e kursit zyrtar për këtë vit nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet me 103.88 lekë ose rreth 10.3 lekë më pak se në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa kundrejt dollarit, leku është 13.1 pikë më i shtrenjtë se vjet.
Forcimi i lekut, ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të valutës në tregun vendas ndikuar nga turizmi, investimet e huaja e remitancat, por edhe nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Lere mos pyesni se cfare triumfi! Duhet te shtonit dhe parate qe kapen te fshehura ne cdo serbator,e cdo tavanan autobuzi e veture ne dogana kufitare.Pa to, ky /triumf/ nuk do te ishte i mundur!
Përgjigju