Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku fitoi pikë ndaj dollarit amerikan dhe euros, ndërsa humbi terren me paundin britanik, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 100.05 lekë ose 0,23 lekë më pak se një ditë më parë.
Monedha europiane humbi 0,11 lekë dhe këmbehet me 105,66 lekë.
Ndërsa paundi britanik u forcua me 0,19 lekë dhe këmbehet me 121,43 lekë. Franga zvicerane humbi 0,37 lekë dhe këmbehet në kotën e 111,24 lekëve./ata
Komento