Monedhat e huaja, dollar, euro dhe paund

Ekonomi

Leku forcon pozitat përballë monedhave të huaja, ja me sa euro dhe dollarë u këmbye sot

13 Nëntor 2023, 15:41| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 15:48

  • Share

Leku shqiptar është forcuar në raport me monedhat e huaja që këmbehen në tregun valutor.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, monedha euro dhe dollar u zhvlerësuan me 0.34 dhe 0.17 lekë.

Një dollar u këmbye sot me 97.50 lekë ndërsa një euro me 104.25 lekë.

Monedha britanike paund humbi 0.10 pikë duke u këmbyer me 119.37 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 108.07 lekë ose 0.42 lekë më pak se në fundjavë.

Tabela e këmbimit valutor

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?