Ekonomi

Leku vijon të forcohet kundrejt euros dhe dollarit! Ja me sa u këmbye sot

31 Maj 2024, 15:41| Përditesimi: 31 Maj 2024, 15:44

  • Share

Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të premte.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.86 lekë, ose 0.28 lekë më pak se të enjten.

Një dollar u këmbye sot me 93.01 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.53 lekësh në raport me të enjten.

Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Të premten një paund u këmbye me 118.27 lekë ose 0.61 lekë më pak se një ditë  më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 102.61 lekë ose 0.48 lekë më pak.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?