Leku po vijon ende forcimin e pozitës në kursin e këmbimit me monedhat e huaja. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase ka shënuar sërish rritje përballë euros dhe dollarit.
Përkatësisht euro dhe dollari u zhvlerësuan respektivisht me 0.25 dhe 0.35 lekë.
Një dollar këmbëhet sot me 97.73 lekë, ndërsa një euro këmbëhet me 103.86 lekë.
Rënie përballë lekut shënuan edhe paundi britanik e franga zviceriane. Respektivisht, një paund këmbëhet me 120.67 lekë ndërsa një fragë me 111.30 lekë.
Me nisjen e vitit të ri 2024, monedhat e huaja kanë shënuar sërish rënie përballë lekut.
Tabela e Bankës së Shqipërisë për kursin e këmbimit valutor
Komento