Leku shqiptar po vijon të forcojë pozitat në kursin e këmbimit me monedhat e huaja.
Sipas të dhënave zyrtare të bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari janë zhvlerësuar sërish, konkretisht me 0.45 dhe 0.14 lekë.
Për pasojë, një euro sot u këmbye me 104.11 lekë, ndërsa një dollar me 97.05 lekë, duke shënuar sërish ulje krahasuar me kursin e këmbimit një ditë më parë.
Paundi britanik humbi 0.07 pikë duke u këmbyer me 119.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 107.71 lekë ose 0.36 lekë më pak se ditën e hënë.
Tabela e këmbimit valutor për ditën e sotme
Komento