Euro në rrezik nga kursi i këmbimit! Rriten kreditë, depozitat dhe borxhi publik e blerjet

24 Gusht 2022, 16:45| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 18:59

  • Share

Shumica e pagesave në vlerë të madhe, vitet e fundit në Shqipëri po bëhen në euro, dhe për këtë dëshmia më e pastër është tregu imobiliar, ku si qiratë ashtu edhe blerjet paguhen në monedhën evropiane.

E njëjta gjë po ndodh edhe me kreditë e marra nga qytetarë e biznesnet, apo me depozitat. Në një raport të fundit të Bankës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të de-euroizimit (procesi për uljen e përdorimit masive të valutës në Shqipëri), thuhet se pozitat e euros në tregun shqiptar janë rritur përkundrejt lekut.

Sipas raportit kreditë në valutë në fund të muajit qershor ishin sa 51.2% e totalit të kredive, ose 1.4% më shumë se një vit më parë. Nga këto 34.3% e kredive janë të pambrojtura nga luhatjet e kursit të këmbimit.

E njëjta situatë është edhe për depozitat. Në fund të gjashtëmujorit depozitat në valutë arritën në 53.2% të totalit të depozitave të klientëve, duke u rritur me 2.3% në raport me një vit më parë, dhe pjesa më e madhe ishin në euro.

Nga ana tjetër përkundrejt planit të deeuroizimit të miratuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2018, pjesa më e madhe e borxhit publik është në valutë, me 51.3% të totalit të borxhit publik, ku 70% të vlerës së borxhit është në euro.

“Për shkak të nivelit të lartë të borxhit në valutë, edhe transaksionet financiare të lidhura me nivelin e detyrimeve, ruajnë nxitjen për përdorimin e valutës në ekonomi, duke kontribuuar në drejtim të kundërt me masat e deeuroizimit”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Prezenca e lartë e euros në ekonomi ka rreziqe, ku një ndër më kryesoret është luhatja e kursit të këmbimit, dhe në rast të një mbiçmimi të fortë të saj ndaj lekut shtrenjton borxhin e qeverisë, e njëjta gjë ndodh edhe me qytetarët dhe bizneset kur i kanë kreditë në valutë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ffs: 24/08/2022 21:16

    Shume e sakte!

    Përgjigju
  • Vvsjs: 24/08/2022 18:44

    Shtrejtimet e gjerave ne Shqiperi nuk jane vetem si pasoje e rritjes se dollarit. Dollari nuk u rrit kundra euros ne the njejten mase sa rritja e cmimeve baze (inflacioni) ne Shqiperi. Rritja e shfrenuar e cmimeve vjen kryesisht si pasoje e keqmenazhimit ekonomik qe ben qeveria Rama. Monopolizimi I ekonomise ka pikerisht keto simptoma. Cmimet ne Shqiperi nuk ulen Kur bursa ulet, por qendeojne te larta. Tregu monopolistik qe ka krijuar qeveria Rama nuk pergjigjet kur cmimet biejne, por pergjigjet vetem kur rriten dhe pergjigjet shpejt. Fakti eshte se qeveria Rama e ka bere ekonomine e vogel pothuajse te paqene dhe jofunksionale. Duke qene she nuk ka ekonomi te Vogel qe mund the konkurroje ne treg, monopolizmi ka dore te lire. Perfshi ketu mungesen e taksimit, se bashku me keqmenazhimin buxhetor si dhe pamundesine per te rifinancuar borxhin, kemi te bejme me nje "rrjepje" popullore per te shmangur ne menyre deluzioniste falimentimin ligjor. Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?