Laçi humbi 1-2 me Kukësin për javën e 24-t në Superligë. Disfata e tretë radhazi në shtëpi pritet të shkaktojë 'furtunë' në stolin e kurbinasve, me trajnerin Gentian Mezani që është një hap larg shkarkimit. Me 30 pikë në javën e 24, Laçi është në vendin e tetë që do të thotë zona e ftohtë e renditjes.
Sipas 'Panorama Sport' vendin e tij pritet ta zërë Nevil Dede, i shkarkuar pak ditë më parë nga Dinamo. Nëse gjithçka konfirmohet, ky do ishte një rikthim për Deden në stolin e kurbinasve, pasi edhe në 2011 e ka drejtuar këtë ekip.
Kujtojmë se Laçi me Mezanin në stol ka luajtur në 14 takime, nga të cilat ka fituar 1.64 pikë mesatare për ndeshje. Në aventurën e dytë në Laç, Mezani ka siguruar 7 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.