Kronikë

Tërmet 4.3 ballë në Gjirin e Lalzit! Lëkundjet ndihen në Durrës, Krujë, Tiranë dhe disa qytete, sizmologu: Nuk ka vend për panik

8 Qershor 2020, 17:25| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 18:25

  • Share

TIRANE-Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës riher është regjistruar pasditen e sotme në orën 17:21 minuta me epiqendër në Gjirin e Lalzit, njohur ndryshe si fshati i të pasurve. Lëkundjet e forta sizmike janë ndier në Tiranë, Durrës, Krujë dhe qytete të tjera të Shqipërisë së mesme duke rikthyer edhe njëherë frikën te qytetarët.

Fatmirësisht tërmeti ka zgjatur vetëm pak sekonda, një pjesë e qytetarëve kanë dalë nga banesat, ndërsa pjesa tjetër jo. Report Tv sjell pamjet nga Durrësi ku gjithçka është normale, nuk ka panik dhe grumbullime në sheshet e qytetit. 

Sizmologu i njohur Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv qetësoi qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik, pasi janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar që shkaktoi 51 viktima, deri në stabilizimin e pllakave tektonike.

"Lëkundja është regjistruar pranë zonës së Fushë Krujës. Zona vijon që të jetë aktive. Kanë qenë rreth 9 goditje në orët e fundit, janë pasgoditje që vazhdojnë. Po përjetojmë një periudhë të gjatë pas datës 26 nëntor. Nuk ka vend për panik, është një periudhë që shoqëron tërmetin e datës 26 nëntor" tha Koçi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar disa lëkundje në vendin tonë, por me magnitudë të vogël. Më të fortat ishin ajo e orës 01:41 të natës në Durrës 4.1 ballë dhe e pasdites po të ditës së sotme në Gjirin e Lalzit 4.3.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 09/06/2020 14:02

    Evlad a po bindeni npraktik BESA mbahet,nuk jepet asë nuk mirret,për çdo mashtrim dënimet dhet fishohen nga KRIJUSI I GJITHSIS Vehdisohuni

    Përgjigju
  • Gent: 08/06/2020 22:51

    Po tani jemi te qete, keta nuk dine nga lidhet gomari. Nje justifikim gjithe kohes.

    Përgjigju
    • Sizmolog: 09/06/2020 09:34

      E dim sps kemi nga 20vjet-30vjet qe studjojm termetet. A e di sa goditje te vogla ke pas dhe ke cdo dit ? Dhe para nentorit & shtatorit, kshu qe rri i qet sa me shum lekundje aq me shum Çlirim energjie.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?