Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 qershor. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar, rreth orës 5.05 pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga 6 paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2, 3.1, 3.4 2.6 dhe 2.1. ballë.
Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Komente

Epo shyqyr....Kishin dy dite qe gazrat cliroheshin ne koren e tokes, vetem sa po perllogarisja diten.. Po pra, Po pra diten e trete!
Përgjigju