Rruga e çarë nga lëkundjet e tërmetit në Mianmar
Tërmeti që goditi Myanmarin ka pasur një magnitudë 300 herë më të fuqishme se tërmeti në Amatrice të Italisë, në vitin 2016 dhe 8 herë më të lartë se tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Itali, ai me magnitudë 7.1 në Messina në vitin 1908.
“Thellësisht e tronditur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Myanmarin dhe Tajlandën. Ky ngjarje shton më tej krizën tashmë të rëndë në Myanmar, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. BE është në krah të popujve të Myanmarit dhe Tajlandës” shkruan në një postim në rrjetet sociale Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
Ndërkohë komisionerja Evropiane për Përgatitjen, Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib tha se po monitorohet situata dhe se është aktivizuar sistemi evropian i vëzhgimit satelitor Copernicus për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve.
“BE është e gatshme të ofrojë mbështetje emergjente” tha ajo
Deri tani flitet për 25 të vdekur por shifrat e viktimave parashikohen të shkojnë në qindra.
Lajmi kryesor:
Tërmet 7.7 ballë godet Azinë Juglindore/ Katastrofë në Mianmar, 144 viktima dhe mbi 700 të plagosur! Shërbimi Gjeologjik i SHBA: Deri në 10 mijë viktima (FOTO+VIDEO)
S.G/ReportTv.al